Pistoleta dhe mina me telekomandë, ja çfarë u sekuestrua nga policia

Policia ka ndërmarrë sot një aksion blic në Elbasan, ndërkohë që janë ndaluar 3 persona. Mësohet se aksioni drejtohet nga kreu i policisë së Elbasanit, Altin Qato.

Deri më tani bëhet me dije se janë arrestuar 4 persona dhe janë sekuestruar dy pistoleta dhe një minë me telekomandë.

Dyshohet se arrestimet kanë lidhje me sulmin që ju bë dje Albert Alterziut.

/Syri.net/