Incident me ekspozitën e Ramës në Rostok, ja çfarë ka ndodhur sipas mediave gjermane

Pas një pauze të gjatë, si duket edhe i relaksuar pas dekretimit nga presidenti Ilir Meta emrit të Sandër Lleshit, si ministër i Brendshëm, Edi Rama i është rikthyer “jetës artistike”.

Ditën e sotme ai ka mbërritur në Gjermani në qytetin Rostok, për të hapur një ekspozitë personale me punët e tij, piktura murale dhe skulptura në qeramikë.

Por gazeta ‘Ost See’ shkruan, se gjërat nuk kanë shkuar shumë mirë për 54-vjeçarin, artist-kryeministër, pasi pesë skulptura qeramike i janë dëmtuar gjatë transportit nga Shqipëria drejt Gjermanisë.

Sipas kësaj medieje, Edi Rama ka mbërritur edhe i veshur në mënyrë sportive.

“Rama është qytetar privat në Rostok, aty e ka sjellë me makinë ambasadori i Shqipërisë si shofer”, shkruhet në artikullin në fjalë.

Ai ka shmangur edhe pritjet politike dhe darkat zyrtare, pasi gazeta shkruan se ka shkuar tek bistro e galerisë.

Ekspozita inaugurohet sot dhe do qëndrojë e hapur, deri më 6 janar.