Juve kërkon një lojtar nga Liverpool

Fabinho u transferua nga Monaco për tek Liverpool verën e kaluar, por nuk ka mundur që të fitojë një vend në ekipin e Jurgen Klopp që këtë vit është shumë mirë në Premier League, ku shikohen midis favoritëve për të fituar trofeun në fund të sezonit.

Në janar është folur se Fabinho do të largohet dhe listës së gjatë të ekipeve që e kërkojnë i është shtuar edhe Juventus.

Braziliani kërkohet edhe nga Milan në Itali.

/Syri.net/