Ermali i publikon Kejvinës FOTON në shtrat me yllin e futbollit!

Komediani Ermal Mamaqi shpesh publikon fotomontazhe si për të apo miqtë e tij të realizuara nga faqe të ndryshme në rrjete sociale.

Këtë herë ai ka publikuar një foto-montazh ku shfaqet velina e emisionit të tij Kejvina Kthella në shtrat me futbollistin e njohur Cristiano Ronaldo. Krahas fotos Ermali ka shkruar: “Interesant sa ka ec kjo vajzë... Krenar për ty Kejvina Kthella.” Mbetet për të parë si do të reagojë bukuroshja ndaj këtij postimi të Mamaqit.