Publikohet lista, ja kush janë 16 personat më të kërkuar në Berat, mes tyre një grua

Policia e Shtetit publikon listën me personat e rrezikshëm në qarkun e Beratit, mes të cilëve ka të dënuar me burgim të përjetshëm.

Sipas policisë janë 16 persona të kërkuar nga Policia në qarkun e Beratit.

“Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin.

Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ajo që vihet re është fakti se për një pjesë të tyre policia nuk disponon foto, ndërsa mes 16 burrave është edhe një grua.

Më herët policia publikoi fotot e personave të rrezikshëm në Vlorë dhe Fier.

Ndërsa ra në sy ngatërresa e një personi i cili në jetën e përditshme ishte bletërritës, i padënuar, ndërsa policia i publikoi foton si të shpallur në kërkim për vrasje.