Dëbora zbardh zonat e thella, nisin problemet e para

 
Reshjet e borës kanë shkaktuar probleme në zonat e thella për shkak të temperaturave të ulta dhe ngricave.

Kështu, zona si Lura, Kalaja e Dodës  Selishta dhe fshatrat e rrethit të Bulqizës  kanë vështirësi në qarkullim, 

pasi ngricat e bëjnë shumë të rrezikshëm kalimin e mjeteve.

Ulja e ndjeshme e temperaturave ka sjellë reshje të dendura bore dhe ngrica në fshatrat e Bulqizës.

Një ditë më parë kishte reshje dëbore edhe në fshatin Dardhë të Korçës.