Gazetari u vra nga Prinici i Kurorës Saudite, njihuni me raportin e CIA-s

CIA beson se Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman urdhëroi vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, sipas raporteve të medias amerikane.

Burimet pranë agjencisë thanë se kishte bërë një vlerësim të detajuar të provave.

Kuptohet që deri tani nuk ka diçka zyrtare por zyrtarët amerikanë mendojnë se një operacion i tillë do të kishte nevojë për miratimin e tij.

Arabia Saudite e ka quajtur pretendimin e rremë dhe këmbënguli se princi i kurorës nuk dinte asgjë për planet për vrasjen.