Holanda dhe Franca ‘groposin’ Gjermaninë, bie nga Liga A

Gjermania ka rënë nga Liga A, niveli më i lartë në garën e re të UEFA-s, në Ligën B, nivelin e dytë të kësaj gare, pasi u rendit e fundit në Grupin 1.

Franca në vendin e parë me 8 pikë, Holanda në të dytin me një pikë më pakë, kurse Gjermani e fundit me vetëm një pikë ka rezultuar që Kombëtarja gjermane do të zbresë në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Skuadra e Joachim Low më 19 nëntor pret në shtëpi Holandën, mirëpo edhe në rast fitoreje nuk do të ketë mundësi që të qëndrojë në Ligën A.

Gjermani nuk ka marrë asnjë fitore në Ligën e Kombeve, ka barazuar njëherë, dhe i ka pësuar dy humbje.