FOTO/ E pazakontë, ja çfarë ndodhi sot mes tifozëve kuqezi dhe skocezëve

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Skocisë, ka nisur që një ditë para, ku protagonistë janë tifozët, që mes tyre kanë zhvilluar një takim miqësor.

Pasi kanë shëtitur Tiranën dhe Shkodrën, me veshjet e tyre tradicionale, tifogrupi “Tartan Army” i skocezëve, ka zhvilluar një takim miqësor me “Tifozat Kuq e Zi”, në qendrën stërvitore të ekipeve kombëtare, në Kamzë.

Takimi është mbyllur me shifrat e barabarta 1-1.

Një gjest i madh erdhi edhe nga skocezët, të cilët dhuruan një çek prej 5 mijë stërlinash, për fëmijët me sindromën “down”.