VIDEO/ Presidenti Meta në Zonë e Lirë, ja kush e priti në hyrje

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shkuar sot në Tv Klan, pasi ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arian Çani.

Në momentin e hyrjes së tij në ambiente, presidenti është pritur nga pronari i këtij televizioni, Aleksandër Frangaj.

Por ka tërhequr jo pak vëmendje mënyra se si Frangaj e ka përshëndetur Ilir Metën me një gjest interesant me dorë, një nderim tipik ushtarak, por që tregon konfidencën e madhe në marrëdhënien mes tyre.