Vrasja e Kaçifas/ Meta: Ngjarja nuk ka qenë e rastësishme, segmente të caktuara kërkojnë ...

Presidenti Ilir Meta, ka komentuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Zonë e Lirë’, ngjarjen e 28 tetorit në Bularat të Gjirokastrës ku mbeti i vrarë Kostandinos Kaçifas, pas një shkëmbimi me armë zjarri me forcat RENEA.

Sipas tij kjo ngjarje nuk ka qenë e rastësishme, pasi viktima ka qenë i frymëzuar.

Më tej ai ka theksuar se ka segmente të caktuara që kërkojnë të tensionojnë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.

‘Ne duhet të jemi sa më të përmbajtur. Kjo ngjarje tragjike, nuk është një ngjarje e rastësishme në vlerësimin tim, sepse është e qartë se viktima ka qenë i frymëzuar, apo i përpunuar për të shprehur atë pa përmbajtje tepër provokuese dhe për të krijuar një incident pavarësisht se cila do të ishte pasoja. Nuk mendoj se do të ishte e rastësishme. Ka një përpjekje të segmente të caktuara të cilat kërkojnë të tensionojnë marrëdhëniet mes dy vendeve’, tha Meta.