Korea e Veriut deporton një tjetër amerikan

Koreja e Veriut deportoi një qytetar amerikan i cili u arrestua muajin e kaluar pasi hyri ilegalisht në shtetin nag kufiri me Kinën.

KNKK raporton se shtetasi amerikan, i identifikuar si Bruce Byron Lowrance, hyri në mënyrë të paligjshme në Korenë e Veriut më 16 tetor dhe e ka pranuar veprën e tij.

 KCNA më tej raporton se Lowrance pohoi se ai hyri në Korenë e Veriut nën "kontrollin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës të SH.BA-së".

Loërance u dëbua në kufirin e Koresë së Veriut, deklaroi KCNA.

Një zëdhënës i Ambasadës Amerikane në Seul i tha CNN se ai nuk ishte në gjendje të komentonte mbi rastet individuale "për shqetësimet e privatësisë".

/Syri.net/