Merr flakë autobusi, të paktën 42 viktima

Të paktën 42 persona janë konfirmuar se kanë vdekur nga një zjarr vdekjeprurës që ka përfshirë një autobus në Zimbabve.

Autobusi ishte afër Beitbridge, pranë kufirit me Afrikën e Jugut, kur u përfshi nga flakët.

Kompania që kishte në pronësi automjetin, Brooklyn Buses, tha se një bombël me gaz mund të ketë shkaktuar incidentin.

Shumë prej trupave u dogjën dhe nuk njihen teksa 20 persona janë në spital.

/Syri.net/