'Kam fobi njerëzit e shëmtuar' Aurela Hoxha tenton të sqarojë deklaratën që zgjoi urrejtje ndaj saj

Deklarata “Kam fobi njerëzit e shëmtuar” e modeles Aurela Hoxha në emisionin “Pop Culture” ngjalli reagime të shumta kundër saj nga ndjekësit në rrjetet sociale.   

Ajo pranoi publikisht se i gjykon njerëzit nga pamja e jashtme dhe se këtë e ka bërë që e vogël. Kaq mjaftoi, që disa media t’i kujtojnë ndërhyrjet kirurgjikale që ka bërë, për të ndryshuar pamjen, madje duke ia publikuar edhe fotografitë se si ka qenë dikur dhe si është bërë sot pas operacioneve plastike.

“Për të qenë e sinqertë, po. Do doja të thoja jo, por që kur kam qenë e vogël, mami më ka thënë që kisha një lloj sikleti, frikë nga njerëzit jo shumë të bukur. Mami më ka treguar që në klasë të parë ka qenë një zotëri që kishte shtëpinë afër nesh dhe unë ndërroja rrugën kur ikja në shkollë. Ai ishte i madh dhe i shëmtuar. Kisha frikë ta takoja. Më duket se pas një fytyre jo detyrimisht të bukur, por të ëmbël fshihet një shpirt i mirë. E kundërta i kam fobi njerëzit që kanë energji të keqe dhe nuk janë shumë të ëmbël në fytyrë”.

Pas shumë keqkuptimeve të krijuara nga kjo deklaratë, Aurela ka reaguar sërish në Instagram, duke thënë se e kishte fjalën për ata njerëz që nuk janë të bukur por të ëmbël dhe që ju lexohet në fytyrë shpirti i mirë: “Pra njerëz të mirë, e kam fjalë për këtë lloj bukurie, atë që nuk e them vetëm unë por e thonë libra të shenjtë e njerëz që kanë lexuar njëherë në jetë dhe e dinë çdo të thotë energji dhe shpirt i bukur. (nuk kam folur as për gjatësi këtu, as për buzë të trasha, as sy blu”.