Vasili, Ramës: Shkele kushtetutën, do përgjigjesh ligjërisht

Kreu i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se shumë shpejt do të përgjigjet për shkeljet e ligjit dhe të Kushtetutës.

Me anë të një postimi në Facebook, Vasili shkruan, se emërimi i një gjenerali në postin e zv.Ministrit të Brendshëm është një shkelje flagrante e ligjit dhe e Kushtetutës, edhe për këtë shumë shpejt Rama do të përgjigjet ligjërisht.

Ja postimi i Vasilit:

Kushtetuta,qe fundosi Kryeministrin.

Kryeministri eshte sot ne poziten me te keqe ne raport me ligjin qe ndonje kryeminister mund te kete patur ndonje here.

Shkelja flagrante e kushtetutes e kryer ne rastin e gjeneralit te emeruar zv.minister i brendeshem eshte tanime nje prove shume rende dhe pa asnje alibi.

Kryeministri I qorruar nga psikomania e karriges se, pushtetit,abuzues arrogant me ligjin,i varfer ne konceptet e respektit ndaj shtetit ligjor,vulgar dhe profan ne arsyetimin politik te situatave kritike, qe vendi kalon,tashme ka rene plotesisht ne batakun e paligjshmerise.

Streha e fundit e arrogances eshte paligjshmeria, e cila eshte edhe paradhoma e denimit te pashmangshem prej ligjit.

Kryeministri e ka shkelur kushtetuten,e ka shperdoruar detyren e ka neperkembur ligjin ndaj do te pergjigjet pa asnje diskutim, ligjerisht per kete.