Zayn Malik shokon fansat: Jam mysliman, por s’mund të falem pesë herë në ditë

Këngëtari i famshëm botëror Zayn Malik ka shokuar fansat e tij lidhur me një deklaratë që ka bërë për fenë islame.

Ai ka zbuluar se mbetet mysliman, por se nuk mund t’i praktikojë obligimet qe jep kjo fe.

‘Nuk mendoj se duhet të hash mishin e therur nga kafshët, duke u bërë lutje [ndërsa e therin]. Nuk besoj, se duhet të lutesh në një gjuhë në çdo rast pesë herë në ditë’, citojnë mediat angleze deklaratën e Malik.

Ai ka vazhduar më tej, duke thënë se mendon që mund të jetë një mysliman, por pa qenë një praktikan i përkushtuar.

Por menjëherë pasi deklaratat e tij u bënë publike, nuk vonuar reagimet kundrejt këngëtarit, i cili u bë i famshëm si pjesë e grupit të njohur “One Direction”.

‘Lajm shumë i keq, që Zayn mohon fenë e tij’, ‘Ju djema keni menduar se një këngëtar i njohur botëror që konsumon alkool dhe njihet për jetën luksoze, vërtet mund t’u qëndrojë besnik obligimeve të tilla. Po ma habisni’.