Rriten shanset për fitoren e kuqezinjve, publikohen koeficentët e rinj të basteve

Shqipëria do të përballet ditën e nesërme ndaj Skocisë në “Loro Boriçi” në takimin e vlefshëm për Ligën e Kombeve.

Edhe pse kualifikimi duket i pamundur, kuqezinjtë e Christian Panuccit do të tentojnë ta fitojnë këtë përballje për të shmangur rënien në Ligën D në sezonin e ardhshëm.

Skocia do të vuajë mungesën e 9 lojtarëve ndaj kuqezinjve, 6 prej të cilëve titullarë në sfidën e datës 10 shtator ku skocezët fituan në shtëpi me rezultatin 2-0.

Por mesa duket mungesat nuk përbëjnë aspak shqetësim për kompanitë e basteve, që shikojnë si favorite Skocinë.

3.3 kuotohet fitorja e Shqipërisë, 3.1 barazimi, ndërsa fitorja e miqve kuotohet 2.5.

Në fakt, fillimisht fitorja e kuqezinjve kuotohej me 3.40, por duke parë mungesat e kundërshtarit ka ndryshuar koeficienti, duke u ulur në 3.30.