Aksident në Berat, ka të plagosur

Një aksidenti ka ndodhur në zonën e Beratit.

Burime nga policia thanë se një makinë ka dalë nga rruga në vendin e njohur si Ura e Kuçit.

Për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.

Deri më tani nuk ka shumë informacione për gjendjen e tyre shëndetësore.

Policia sapo ka mbërritur në vendin e ngjarjes.