Dekretimi i Lleshit, Meta në takim kokë me kokë me Ruçin

Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar me Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi para pak minutash në hotel Tirana. Takimi ka qënë kokë më kokë dhe ka zgjatur rreth 20 minuta.

Ky takim ndodh pasi Presidenca njoftoi se kreu i shtetit firmosi dekretin për nxjerrjen në lirim të Gjenera Brigade Sandër Lleshajt, aktualisht i emëruar zv.ministër i Brendshëm dhe kur sonte në mesnate, përfundon afati i dytë për dekretimin e Lleshajt si Ministër i Brendshëm, kërkuar nga Kryeministri Edi Rama.