FOTO/ Suada Sherifi ndan lumturinë që përjeton me të bijën teksa ajo e imiton

Bukuroshja e ekranit Suada Sherifi është bërë nënë për herë të parë me vogëlushen Deizi dhe për të qënë sa më pranë bijës Suada është larguar nga ekrani dhe ka nisur një biznes privat.

Edhe mbrëmjen e kaluar ka ndarë me ndjekësit e saj pak momente pranë të bijës.

Siç duket e vogla e saj ka nisur të imitojë prindërit dhe Suada e ka përjetuar me shumë emocion këtë moment.

“Fëmija imiton çdo gjë tonën dhe qenka një lumturi e paparë! Më falni për rrëmujën, por realisht kështu është gjithmonë sepse krevati është vendi i preferuar i Deizit”,-shkruan ajo krahas videos në fjalë.