FOTO/ I kërkoi ndjesë Lek Plepit më pas e fshiu, çfarë ka ndodhur me Noizy-in

Një postim i reperit shqiptar Noizy për Lek Plepin mbrëmjen e djeshme, ka acaruar këtë të fundit.

Plepi është hakmarrë ndaj Noizyt përmes një video në “Instagram”, ku i dedikon një diss.

Më pas ka ndodhur ajo që nuk pritej! Noizy ka vendosur të tërhiqet dhe t’i kërkojë ndjesë publike në rrjetet sociale, madje duke publikuar edhe videon e “diss”-t të Lek Plepit.

'Lek Plepi te kerkoj ndjesë, mbase je keq kuptuar. une ste Bej diss kurr ty ??. Dhe pse ky ishte dissi me I mire qe eshte ber kundra meje ndonje herë. Ty te bera dhe tag @lek_plepi Sepse ti VLEN ??”, shkruan Noizy përbri videos, duke tentuar kështu të bëjë paqe me Lek Plepin.

Mirëpo ditën e sotme nëse kërkon për ta parë postimin , Noziy e ka fshirë atë.

Çfarë mund të këtë ndodhur me reperi ndoshta është penduar dhe e ka fshirë postimin.

Ky është postimi që reperi ka fshirë nga faqja e tij në Instagram.