FOTO/ Pas Vlorës e Fierit, publikohen emrat e 12 kriminelëve më të kërkuar edhe nga Gjirokastra

Pas Vlorës dhe Fierit, Policia e Gjirokastrës ka nxjerrë sot emrat dhe fotot e 12 personave më të kërkuar në qarkun e Gjirokastrës.

Policia e Shtetit fton cilindo që ka djeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin.

Thirrja e Policisë është: "Ndihmo dhe ti në sigurinë publike".