Gjendet e pa jetë në shtëpinë e saj aktorja e njohur

Modelja dhe aktorja e njohur Kim Porter mbrëmjën e së enjtes është gjetur e pa jetë në shtëpinë e saj në Los Angeles.

Ajo u bë e njohur me rolin e saj në filmin 'Mama I wnat to sing'.

Kim gjithashtu është dhe ish bashkëshortja e reperit të njohur Diddy me të cilin ka dhe 3 fëmijë.

Një burim pranë 47-vjeçares thotë se ajo kishte disa javë që vuante nga pneumonia, por është e paqartë se çfarë e ka shkaktuar vdekjen e saj.

Pritet që të dalë autopsia për të shpjeguar më qartë se cili ishte shkaku i vdekjes së aktores.