VIDEO-FOTO/ 90-vjeçari turk merr pasaportën shqiptare, nderim për babanë e tij

90-vjeçari Tevfik Fikret Oktay kurrë nuk e hoqi nga mendja origjinën e tij shqiptare.

I lindur në 1928-ën në Turqi, Ankara, nga prindër shqiptarë, një baba që ishte ushtarak madhor në ushtrinë e Perandorisë Osmane e më pas në ushtrinë e Ataturkut, me të cilin  kishin miqësi personale, Oktay e ruajti në zemër dëshirën për t'u kthyer tek rrënjët.

Falë Presidentit Ilir Meta, në moshën 90-vjeçari ai mori pasaportën shqiptare, erdhi në tokën ku gjeti të afërmit e tij dhe hodhi vallen shqiptare duke plotësuar ëndrrën.