Gjendet trupa të tjerë, rëndohet bilanci i zjarrit në Kaliforni

Numri i njerëzve të zhdukur nga zjarret shkatërrues në veri të Kalifornisë ka kaluar në më shumë se 600 dhe janë gjetur shtatë trupa të tjerë, sipas autoriteteve lokale.

Lista e personave të zhdukur është dyfishuar që nga e hëna më parë, shkruan syri.net

Camp Fire, zjarri më vdekjeprurës dhe më shkatërrues i shtetit, ka vrarë të paktën 63 njerëz. Rreth 12,000 ndërtesa janë shkatërruar.

Tre persona të tjerë kanë vdekur gjithashtu në zjarrin Woolsey, në jug.