Wayne Rooney i jep lamtumirën Anglisë

Anglia mori një fitore të pastër 3-0, në miqësoren e luajtur në “Wembley” ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sfidë që tërhoqi vëmendjen për faktin se ishte e fundit e sulmuesit Wayne Rooney, me fanellën e “Tre Luanëve”.

Lingard, Alexander-Arnold dhe Wilson shënuan për anglezët, ndërsa Rooney u aktivizua në minutën e 58-të, për të shënuar edhe ndeshjen e 120-të me përfaqësuesen, që e rendit të dytin me më shumë takime me fanellën e “Tre Luanëve”.