'Prokurori kishte presion'

Drita Hajdari është shprehur se ish-kolegu i saj Elez Blakaj ka pasur shumë presion dhe ishte i friksuar gjatë kohës që ata punonin bashkë.

Në emisionin e ftuar ‘Jeta në Kosovë’ ka zbuluar se ai shqetësohej për fëmijët e tij.

“Ai ka qenë jashtëzakonisht i brengosur dhe i shqetësuar për shkak të fëmijëve. Disa herë më ka thënë: unë nuk kam frikë për veten time, mirëpo kur janë në pyetje fëmijët kam frikë. Edhe e di që policët ia kanë dërgu fëmijët në çerdhe, policët ia kanë kthy. Kjo ndikon edhe në psikologjinë e fëmijëve kur polici e dërgon në çerdhe”, tha Hajdari.