Basha: Opozita jo në Parlament për garniturë

“Ne jemi pjesë e atij aktiviteti parlamentar që sy in të kthejë ligjshmërinë dhe nuk do të jemi pjesë e garniturës”.

Kështu u shpreh Lulzim Basha sot, në emisioni “Real Story”

Sipas kreut të PD-së, opozita po e kryen detyrën e saj parlamentare

“Aktivitetin parlamentar nuk e kemi ndalur asnjë çast... Ne kemi qenë në detyrën tonë si ligjvënës, jo thjeshtë të retorikës, denoncimi, që është pjesë e detyrës sonë, por në hartimin e një platforme, bazuar në ligj. Kjo do të thotë se ne si opozitë jemi totalisht të kyçur në detyrat tona parlamentare aq sa na lejon kjo situatë, për të kryer detyrat tona elementare: mbrojtjen e Kushtetutës, pastrimin e politikës nga krimi, mbrojtjen e fondeve publike, pra mbrojtjen e interesit publik”, u shpreh Basha.

Pyetje: Pse nuk shkoni në Parlament?

Basha: Ne jemi pjesë e atij aktiviteti parlamentar që sy in të kthejë ligjshmërinë dhe nuk do të jemi pjesë e garniturës.

Pyetje: Zoti Basha më thonë që në 19 korrik është hera e fundit që keni qenë në parlament. Deri në  19 janar ju digjet mandati ju, zoti Berisha dhe zonjës Kryemadhi më duket. Parlamenti hapet në 21 Janar, pra duhet të shkoni më dhjetor në parlament.

Basha: Kjo nuk ka rëndësi. Rëndësi ka: a është parlamenti vetëm një skenë, ku ju doni të dëgjoni opozitën brenda minutazhit që i lejon Gramoz Ruçi apo duhet të jetë parlamenti vendi që mban përgjegjës ekzekutivin?

Pyetje: Po çfarë bëni ju?

Basha: Aktivitetin parlamentar nuk e kemi ndalur asnjë çast. Kur ishim në Vlorë, miratuam platformën “Antimafia për oligarkinë”, një ligj me të paktën 15 nene i cili do të bëjë të mundur që paratë e zhvatura qytetarëve shqiptarë nga bashkëpunimi midis zyrtarëve të korruptuar të çdo niveli dhe një grushti njerëzish që mendojnë se do ta falimentojnë Shqipërinë pa falimentuar ata, mund të marrin një grusht njerëzish 2.2 miliard euro. Një grusht njerëzish, behën 15 gjithsej. Pra ne kemi qenë në detyrën tonë si ligjvënës, jo thjeshtë të retorikës, denoncimi, që është pjesë e detyrës sonë, por në hartimin e një platforme, bazuar në ligj. Kjo do të thotë se ne si opozitë jemi totalisht të kyçur në detyrat tona parlamentare aq sa na lejon kjo situatë, për të kryer detyrat tona elementare: mbrojtjen e Kushtetutës, pastrimin e politikës nga krimi, mbrojtjen e fondeve publike, pra mbrojtjen e interesit publik.

Pyetje: Ndërkombëtarët ju thonë kthehuni në Kuvend…

Basha: Brukseli duhet të shohë që nuk ka gjykatë Kushtetuese. Si kaloi dekriminalizimi? Në fillim këtë thanë: mos bojkotoni, mos bëni këtë, u bëtë qesharakë, pastaj e morën seriozisht.

Pyetje: Atëherë pati emra..

Basha: Emrat dolën pas 6 muajsh qëndresë nga ana jonë.