Meta: Numrin e Gruevskit? Unë nuk kam as numrin e Edi Ramës

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar sot nuk e ka numrin e celularit të Kryeministrit Edi Rama dhe se komunikimi mes tyre kryhet me anë të protokollit.

Përgjigja e kreut të shtetit erdhi pas pyetjes së gazetares Eni Vasli, e cila solli në vëmendje intervistën e kryeministrit Rama në “Report TV”, ku botuesi i gazetës “Koha Jonë”, Nikoll Lesi i rekomandoi kryeministrit te merrte numrin e ish-kryeministrit maqedonas të arratisur, Nikolla Gruevski. Me humor kryeministri u përgjigj se numrin e Gruevskit do e merrte te Presidenti.

Këtyre batutave të risjella në emisionin “Open” në “Top Channel”, Presidenti Ilir Meta ju përgjigj: “As numrin e Gruevskit nuk e kam, por as të Ramës nuk e kam se komunikojmë nëpërmjet kabineteve“.