Mbretëresha e Britanisë e ha bananen me pirun dhe thikë, arsyeja është e çuditshme

Shefi i guzhinës së Mbretëreshës së Britanisë së Madhe është shprehur se lart madhëria e saj e ha bananen me thikë dhe pirun.

Arsyeja  është sepse ajo nuk dëshiron që të duket si majmun duke e gëlltitur bananen, shkruan Syri.net.

Mbretëresha gjithashtu ka ndaluar disa ushqime si makaronat apo edhe patatet nga frika që mund ta helmojnë.

Ajo konsumon shumë pak hudhra dhe qepë për shkak se duhet të takohet shumë shpesh me njerëzit.

Por ka një person që herë pas here i kundërshton rregullat e Mbretëreshës - burri i saj Princi Philip.

/A.P/Syri.net/