Ish-trajneri i Barcelonës merr drejtimin e këtij ekipi kombëtar

Meksika ka konfirmuar sot se ka gjetur trajnerin e ardhshëm të kombëtares së futbollit dhe ai do të jetë argjentinasi Gerardo Martino, i njohur ndryshe si Tata Martino.

Ky i fundit është bërë i njohur pasi është ulur më herët në stolin e Barcelonës, por ka drejtuar edhe kombëtaren argjentinase në periudhën 2014-2016.

Së fundi Tata Martino ka pasur një eksperiencë në MLS-në amerikane, ku ka drejtuar skuadrën e Atlanta United.

Zyrtarizimi i tij në stolin e Meksikës pritet të bëhet gjatë ditës së nesërme.