‘Unaza e Madhe’/ Basha: Ja çfarë do të kisha bërë unë nëse do të isha kryeministër

Kreu i opozitës Lulzim Basha, i ftuar në ‘Real Story’, ka folur mbi përplasjen mes banorëve të Unazës së Re të cilët protestojnë kundër qeverisë dhe bashkisë, të cilët duan tu prishin banesat pa i dëmshpërblyer.

Basha deklaroi se nëse ai do të ishte kryeministër do të zbatonte ligjin, dhe do të dëmshpërblinte 100 për qind banorët.

‘Çfarë do të bënim ne? Ne do të zbatonim ligjin. Do të bënim konsultimin publik dhe pas marrjes së mendimit të banorëve dhe do të bënim shpronësimet dhe kjo ka ndodhur, siç kemi bërë me një pjesë të projektit të Unazës së Madhe. Banorët nuk janë lajmëruar vetëm se një ditë kanë parë shenjat e ARRSH-së dhe u thonë që kjo banesë do prishet se e kap projekti’, u shpreh Basha.