‘Kicker’ zbulon të ardhmen e James Rodriguez

Duket se një krisje totale ka kapluar skuadrën e Bayernit të Mynihut.

Sipas asaj që bën me dije “Kicker”, gjigantët gjermanë nuk do ta ushtrojnë të drejtën e blerjes së James Rodrigezit në fund të sezonit.

Lojtari kolumbian u transferua te Bayerni i Mynihut në formë huazimi dhe në fund të dy viteve huazim do të ishin vetëm gjermanët që do të vendosnin nëse do të paguajnë për të marrë kartonin e lojtarit apo jo.

James ka pasur përplasje të forta me trajnerin Niko Kovaç. Sipas asaj që bëri me dije para disa kohësh “Sportbild”, Hames i është kthyer në dhomat e zhveshjeve trajnerit kroat duke i thënë: “Nuk je te Frankfurti këtu”. Ndërsa trajneri e ka lënë për shumë ndeshje në stol.

Nga ana tjetër Uli Hënes është shprehur se 200 milionë eurot në dispozicion për merkato do të përdoren për afrime të reja në ekip dhe jo të paguhen 42 milionë për Jamesin.