A do ta dekretojë Sandër Lleshin herën e dytë? Ja si përgjigjet Ilir Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka qenë i pranishëm sot në konferencën ndërkombëtare të gazetarëve të Europës Juglindore “South East Europe Medi Forum”.

Gazetarët e pranishëm në aktivitet kanë pyetur sërish kreun e shtetit nëse do ta dekretojë apo jo Sandër Lleshin si MInistër të Brendshëm, pasi emri i tij është çuar për herë të duyytë në presidencë nga ana e kryeministrit Rama.

Pyetjes së gazetarëve Meta ju përgjigj se ai nuk do të përfshihet në debate, dhe se përgjigjen shqiptarët do të marrin në rrugë institucionale ditët e ardhshme.

“E di shumë mirë si funksionon procedura e emërimit të ministrit. Kam qenë kryeministër dhe kryetar Kuvendi dhe e di si funksionon. Në ditët e ardhshme do merrni përgjigje institucionale e korrekte dhe nuk kam ndërmend të përfshihem në debate”, deklaroi Presidenti Meta.