Brexit/ A do të ketë referendum të dytë? Ja çfarë thotë Theresa May...

Kryeminstria Theresa May është shfaqur në konferencë për shtyp në orën 18:25 (17:25 ora në Britani) për të folur në lidhje me marrëveshjen e arritur me BE.

Sot ka qenë një ditë shumë e gjatë në Britani ku tetë zyrtarë janë dorëhequr, shkruan Syri.net

E pyetur nëse e ka menduar ndonjëherë një referendum të dytë ajo është shprehur:

“Ne kemi pyetur popullin tonë dhe ata kanë votuar, kështuqë një referendum i dytë është i pamundur pasi ata janë pyetur dhe e kanë thënë atë që kishin”, u shpreh May.

/A.P/Syri.net/