LIVE- Brexit/ Theresa May nuk dorëzohet: Do shikojmë përpara
Kryeminstria Theresa May është shfaqur në konferencë për shtyp në orën 18:25 (17:25 ora në Britani) për të folur në lidhje me marrëveshjen e arritur me BE.
Sot ka qenë një ditë shumë e gjatë në Britani ku tetë zyrtarë janë dorëhequr, shkruan Syri.net
Ajo u shpreh se do të vazhdojë përpara me planin e Brexit.
E pyetur nëse ajo do të luftonte kundër një votë mosbesimi, May tha: "Udhëheqja ka të bëjë me marrjen e vendimeve të drejta, jo ato të lehta
"Detyra ime është të sjellë një marrëveshje për popullin britanik.
"Unë besoj se kjo është një marrëveshje që e bën këtë.
"A do të vazhdojë? Po."
/A.P/Syri.net/