Gjykata dënon Romeo Karajn për shpifje ndaj Shkëlzen Berishës

Sot gjykata penale e shkallës së parë në Tirane dënoi penalisht me gjobë Romeo Karajn për shpifjen e kryer botërisht ndaj Shkëlzen Berishës, ku akuzonte këtë të fundit për përfshirje në trafikun e drogës.

Përveç gjobës që do duhet të paguaj në favor të Shkëlzen Berishës nga sot e tutje Romeo Karaj do të figurojë si person i dënuar për veprën penale të shpifjes.

Kujtojmë se Shkëlzen Berisha ka fituar dhe më parë padi të tjera për shpifje ndaj Taulant Ballës dhe Sajmir Tahirit.