Roshi në Syri.net: Mid’hat Frashëri patriot i madh, po të kishim ndjekur idetë e tij sot do ishim si Holanda
Kreu i Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, ka lartësuar figurën e patriot të madh Mid’hat frashri, eshtrat e të cilit u kthyen në atdhe një ditë më parë.
Sipas Roshit, kontributi i Frashërit në Shqipëri ka qenë i jashtëzakonshëm, si në fushën politike, atë gjuhësore por edhe në atë historike e kulturore.
I pyetur nga moderatori Alen Xhelili se çfarë do të ndodhte nëse shqiptarët do të kishin ecur me idetë e Mid’hat Frashëri dhe jo ato të Enver Hoxhës, Roshi tha se sot Shqipëri do të ishte në n jë nivel me Holandën dhe me vendet e tjera perëndimore.
‘Jam krenar që ndjek gjurmët politike të MId’hat frashrit. Jam shumë i kënaqur që u realizua amaneti i tij. Ai u anatemua nga komunizmi. Por Mid’hat Frashri është themeluesi i mendimit politik shqiptar. Ai ishte njeriu më potent që kundërshtoi Enver Hoxhën. Ne po të ndiqeshin idetë e Mid’hat Frashërit, do të ishim si Hollanda, pasi ai ishte perëndimor’, u shpreh Roshi.