Befason ministri i sigurisë kompjuterike, ‘kurrë në jetë nuk kam përdorur kompjuter’

Ministri i ri i sigurisë kibernetike në Japoni, Yoshitaka Sakurada, ka lëshuar një deklaratë të papritur duke thënë se ai kurrë nuk ka përdorur një kompjuter.

"Që kur isha 25 vjeç dhe i pavarur unë kam udhëzuar stafin dhe sekretarët e mi. Nuk kam përdorur kurrë kompjuter në jetën time", tha ai, sipas një përkthimi nga agjencia e lajmeve Kyodo, Syri.net.

68-vjeçari u emërua në postin e tij muajin e kaluar.

Detyrat e tij përfshijnë mbikëqyrjen e përgatitjeve të mbrojtjes kibernetike për Lojrat Olimpike 2020 në Tokio.

/Syri.net/A.P/