Grekët e shpallin Kaçifasin hero, një emër rruge dhe një bust në nder të tij

Grekët kanë vendosur ta shpallin hero Kostandonos Kaçifasi, i vrarë në 28 tetor në Bularat të Gjirokastrës nga forcat RENEA, pasi hapi zjarr ndaj policisë së shtetit.

Kryebashkiaku i Argons në Mikenë ka propozuar që në këtë qytet një rruge t’i vihet emri i Kaçifasit si dhe të ngrihet një bust.

Me anë të një njoftimi në media, Dimitri Kambosos u shpreh se do t’i jepet emri i Konstantin Kaçifas një rruge në pjesën jugore të qytetit Argos si dhe ngritjen e një busti.

“Është mirë të prezantojmë historinë tonë moderne”, tha Kambosos.

Dimitris Kambosos kritikoi edhe zgjedhjen e opozitës për të mos votuar për asnjë nga dy rezolutat që ai ka ngritur. Ai e ka quajtur vrasje vdekjen e 35-vjeçarit, ndërsa nuk ka ngurruar të kritikojë ashpër edhe krerët e dy shteteve, Rama dhe Tsipras.