‘Princi i kurorës nuk ka lidhje me vrasjen e Khashoggi, dënim me vdekje për të përfshirët’

Ministri i jashtëm i Arabisë Saudite tha në një deklaratë se Princi i Kurorës Mohammed bin Salman nuk ka absolutish asnjë lidhje me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, raporton Reuters.

Prokurori publik tha më parë se do të kërkonte dënimin me vdekje për pesë të dyshuar. I pyetur rreth sanksioneve të mundshme ndërkombëtare në përgjigje të rastit, ministri Adel al-Jubeir tha se kishte një ndryshim midis sanksionimit të individëve dhe mbajtjes së përgjegjësisë së qeverisë saudite, shkruan Syri.net.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se vrasja ishte urdhëruar nga "nivelet më të larta" të qeverisë saudite. Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu tha të mërkurën se një hetim ndërkombëtar për vrasjen e gazetarit saudit është thelbësor.

/A.P/Syri.net/