Sandër Lleshaj takim në policinë e Elbasanit, ja porositë

Zëvendësministri i Brendshëm “i plotfuqishëm” ka zhvilluar takimin e radhës sot, me drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Mësohet se Sandër Lleshaj është informuar për situatën e rendit dhe sigurisë publike dhe ka kërkuar performancë nga ana e trupës policore dhe goditje të shpejtë të grupeve kriminale.

Dje zëvendësministri ishte në Durrës, ku zhvilloi një takim me strukturat e policisë, ndërsa pak ditë më parë ishte dhe në Shkodër, vende këto që përmenden për kriminalitet të lartë. Ndërsa më herët, takime të tilla ka zhvilluar me strukturat edhe ën Shkodër e Tiranë.