FOTO/ Bogdani vesh kuqezi talentin që e kërkonte Greqia. Lista e Kombëtares U-19

Trajneri i Kombëtares U-19, Erjon Bogdani, ka bërë publike listën e futbollistëve të grumbulluar për 2 miqësoret e muajit nëntor ndaj Rumanisë që do të luhen në datat 18 dhe 20 në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit.

Në këtë listë bie në sy prezenca e shumtë e futbollistëve nga kampionati shqiptar si dhe ajo e futbollistit të Olimpiakosit, Emiljano Bullari.

U fol shumë se sulmuesi i datëlindjes 2001, mund të “rrëmbehej” nga Greqia, por kjo gjë mesa duket nuk ka ndodhur, pasi ai do të vishet kuqezi.