Pak ditë pas emërimit, dorëhiqet zv/ministri i Arsimit

Vetëm pak ditë e ka mbajtur postin e zv/ministrit të Arsimit.

Taulant Muka ka dhënë dorëheqjen nga ky post, vetëm 2 javë pasi u emërua.

Dorëheqja i është dorëzuar ministres Lindita Nikolla.

Dorëheqja e Mukës ka ardhur për arsye morale e personale, ndërsa mësohet se i ka dërguar një letër për dorëheqjen e tij edhe kryeministrit Edi Rama.