Cafu: Vinicius është zëvendësuesi ideal i Ronaldos te Reali

Legjenda braziliane Cafu ka thënë se Vinicius Junior mund të zëvendësojë shumë mirë Cristiano Ronaldon tek Reali i Madridit

Ish-mbrojtësi ka shprehur shqetësimin për potencialin e 18-vjeçarit, duke besuar se ai mund të startojë për Madridin në vitet e ardhshme.

“Vinicius nuk është një yll në Real Madrid në këtë moment, por ai do të jetë së shpejti”, ka thënë fillimisht Cafu për Fox Sports Mexico.

 “Askush nuk mund ta zëvendësojë me të vërtetë Cristiano Ronaldon, sepse ai ishte unik, një fitues, i cili krijoi një trashëgimi të jashtëzakonshme të suksesit në klub”.

“Por ajo që unë shoh te Vinicius është e veçantë gjithashtu, besoj se ai është kandidati më i mirë në futboll për të zëvendësuar Cristianon dhe për të pushtuar botën me Madridin”.

“Duhet të ketë shumë durim nga të tjerët dhe shumë punë të madhe”.

 “Vinicius do të triumfojë në Real Madrid, por ai nuk është akoma një yll. Ai nuk mund të krahasohet tani me Cristiano Ronaldon. Cristiano është Cristiano, me të gjithë historinë që ai ka në Real Madrid. Ai pushtoi gjithçka atje”.

“Vinicius ka gjithçka duhet për të ndjekë hapat e tij. Ai mund të jetë Cristiano i ri, por ai duhet të derdh shumë djersë që kjo të ndodhë “, përfundoi braziliani.