FOTO/ Arratisja e Gruevskit, reagon SHBA: Ai e ka vendin në burg

SHBA-të konsiderojnë se ish-kryeministri Nikolla Gruevski i cili kërkon azil politik në Hungari duhet ta vuajë dënimin me burg në vendin e tij, ka thënë përfaqësues i Stejt Departamentit amerikan për “Politiko.eu”.

“Në proces juridik dhe transparent, Nikolla Gruevski ishte gjykuar nga gjykata e Maqedonisë për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe i dënuar në dy vite burg.

Aktvendimi ishte vërtetuar edhe nga instanca tjera gjyqësore. Gruevski është i akuzuar edhe për katër vepra të tjera penale.

Ne konsiderojmë se procedurat gjyqësore në Maqedoni duhet të vazhdojnë, ndërsa Nikolla Gruevski të përgjigjet para sistemit gjyqësor të Maqedonisë”, thotë përfaqësues i Stejt Departamentit.