Dhurata Çupi: E duam rrugën e Arbrit por jo vjedhjen nga qeveria të 160 milionë eurove

Deputetja demokrate Dhurata Çupi ka reaguar pas deklaratave të Ministrit të Financave Arben Ahmetaj për rrugën e Arbrit.  Ai akuzoi opozitën se gjoja nuk e donte rrugën e Arbrit.

Ndërkohë që Çupi shkruan në një postim në faqen e saj ne facbook, “PO PO dhe PO e duam rrugën por jo për të vjedhur ju, sepse ky projekt parashikohej të kryhej për 140 milion? euro dhe jo për të dërguar në xhepat tuaj të paktën edhe 160 milion euro taksa te Dibraneve duke i adresuar kësaj rruge një shumë prej 300 milion euro”. 

Ja postimi i plotë i deputetës së PD:
 
Rruga Arbërit duhet bërë sa më parë por jo duke u dhënë oligarkëve falas 160 milion euro.
Rruga duhet bërë për banorët e Dibrës jo për të çertifikuar mega-vjedhjen e radhës të kësaj qeverie.

Rruga e Arbërit ka qenë projekt prioritar i qeverisë Berisha, por jo si një projekt për hajdutët por për qytetarët.
Dëgjova ministrin e financave të akuzojë opozitën që nuk e don ndërtimin e rrugës.

PO PO dhe PO e duam rrugën por jo për të vjedhur ju, sepse ky projekt parashikohej të kryhej për 140 milion? euro dhe jo për të dërguar në xhepat tuaj të paktën edhe 160 milion euro taksa te Dibraneve duke i adresuar kësaj rruge një shumë prej 300 milion euro. 

Ne duam që kjo diference mos të shkojë te xhepat tuaj dhe të blinit vota por duam qe kjo diference të perdoret për investime në turizëm si Lure apo Kastriot apo Ura e Vashes , ne te pakten 10 shkolla me kushte moderne, ne rreth 10 qendra shëndetësore, për politika që u shërbejnë qytetarëve dhe jo oligarkëve.

Unë e di shumë mirë, Dibranët po ashtu e dinë që ju me votë të lirë dhe moralisht nuk keni asnjë deputet socialist në këtë qark. Por po ju e dini mire qe keni deputetë me vota të blera atje.

Ju jeni shumë të zotë për të bërë pazare skematike përmes deputëve, votave të tjetërsuara dhe jeni të specializuar të bëni pazare me rrugë e koncensione e këtë po e bëni dhe me rrugën e Arbërit ndërsa populli i Dibrës po zhytet thellë e më thellë në varfëri.