'O Erion, o legen, prite popullin se po vjen' - Protestuesit me flamuj kombëtarë e amerikanë

Banorët e Unazës së Re kanë nisur protestën e tyre përpara bashkisë së Tiranës me thirrje të fuqishme  kundër kryebashkiakut Erion Veliajt.

“O Erion, o legen, prite popullin se po vjen”, dëgjohen thirrjet.

Në protestë për herë të parë janë shfaqur dukshëm, dhjetra flamurë amerikanë krahas atyre shqiptare, ç’ka konfirmon se banorët i janë drejtuar jo vetëm qeverisë për t’u dhënë të drejtën e kompensimit, por edhe ambasadave të huaja.

Njeri prej protetsuesve tha:

"Unë jam i familjes Peti, në Sauk, që më nxorën nga shtëpia e më lanë rrugëve më 2 shkurt. Jo në masakrën e 8 shkurtit, po në atë të 2 shkurtit.

Jam viktimë e planit mafioz e Pandeli Majkos.

Mua më masakruan më 2 shkurt, më lanë rrugëve. Plani mafioz është i Pandeli Majkos me Erion Veliajn, që duan të bëjnë grataçiela.

Më bënë terror psikologjik dhe ekonomik, më sollën 300 policë sikur po kapnin Xhevdet Mustafën!" tregoi qytetari./ar.sh/SYRI.NET