FOTO/ Banorët e Unazës së re në protestë, Veliaj nxjerr spiunët në terren

Banorët e Unazës së re që kundërshtojnë shkatërrimin e shtëpive të tyre pa marrë kompensimin janë mbledhur për të protestuar ditën e sotme tek Bashkia e Tiranës.

Kjo është java e dytë e protestave të banorëve të Unazës së re, shtëpitë e të cilëve Erion Veliaj dhe Edi Rama kërkon ti shkatërrojë pa u dhënë kompensim.

Për protestën e sotme Veliaj ka marrë masa të veçanta. Ai ka nxjerrë spiunët e tij, për të filmuar protestuesit sikur të ishin kriminelë.

Banorët e Unazës kanë akuzuar edhe Veliajn për fyerje ndaj tyre. Ata kanë lëshuar thirrjet se ‘Jemi qytetarë, nuk jemi shpellarë’ e parulla të tjera.