Kërkohet fituesi misterioz i lotarisë 76 milionë paund! Mos është shqiptar?

Pronari i një lotarie prej 76 milionë paundësh po inkurajohet gjërësisht nga mediat dhe publiku në Britani që të shfaqet dhe të marrë paratë, shkruan BBC.

Bileta EuroMillions është blerë diku në zonën midis Boston dhe Skegness, thanë organizatorët.

Përputhja e pesë numrave kryesorë dhe e dy numrave të Fatit ka çuar në fitimin e xhekpotit prej 76 369 806 paundësh në 2 nëntor.

Nëse mbajtësi i biletës nuk shfaqet deri në 1 maj, çmimi do të shënojë xhekpotin e papretenduar më të madhin në Britani.

Nëse askush nuk vjen para afatit, paratë e çmimit dhe interesat e tij do të shkojnë për projektet e financuara nga Lotaria.

Numrat fitues ishin 5, 15, 17, 37, 44 dhe numrat e Fatit, 7 dhe 11.

Andy Carter nga Lotaria Nacionale tha: Ne jemi të dëshpëruar derisa ta gjejmë mbajtësin misterioz të biletës dhe ta bashkojmë atë me fituesit e tjerë”./SYRI.NET